SYRI TV/ Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë për bordet, deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin e tyre

Gjykata Kushtetuese zhvilloi  sot seancën për padinë e një grupi deputetësh të PD, të cilët kërkojnë shfuqizimin e  bordeve për çmimin e karburanteve dhe të produkteve të shportës. Deputeti i  PD, Dashnor Sula, deklaroi se PD paraqiti para gjykatës të gjitha argumentet se përse këto borde janë antikushtetuese dhe duhet të shkrihen.