Detaje të reja nga dëmtimi i Neuerit gjatë skijimit: Portieri i Bayern pa vdekjen me sy, u shpëtua nga një helikopter

Portieri gjerman Manuel Neuer theu këmbën gjatë skijimit pas Kupës së Botës në Katar dhe dy muaj më vonë Bild publikoi detaje të reja të aksidentit të 36-vjeçarit.

Ngjarja mund të kishte shkuar shumë më keq për Neuer duke pasur parasysh se ishte një frakturë e hapur e fibulës, e cila i shkaktoi gjakderdhje të madhe dhe ai u shpëtua nga parzmoret e cilësisë së lartë.

Ai ishte gjithashtu me fat që helikopteri i emergjencës ndodhej pranë resortit të skijimit ku mbeti i plagosur dhe për këtë arsye arriti shumë shpejt në sallën e operacionit.

Kështu u evituan komplikacionet e mundshme dhe ënjtjet dhe portieri i njohur është ende në rehabilitim, të cilin, siç thuhet, po e kalon mirë.

Neuer sigurisht që nuk do të luajë këtë sezon, prandaj Bayerni e gjeti zgjidhjen tek zvicerani, Yann Sommer, i ardhur nga Borussia Monchengladbach.

Meqë ra fjala, Neuer u përball me shumë kritika pas dëmtimit të rëndë. Një prej tyre ia dërgoi ish-lojtari i Bayernit, Markus Babbel, i cili e akuzoi për joprofesionalizëm.

"Së pari, i uroj shërim të shpejtë. Nuk e kam të qartë se si ndodhi. Të gjithë e dinë se sa i rrezikshëm mund të jetë skijimi. Kontratat e lojtarëve shpesh përfshijnë një klauzolë që e ndalon nga sportet e caktuara, duke përfshirë edhe skijimin në kushte të vështira. Prandaj u befasova shumë. Nëse do të ishte në kontratë, atëherë nuk e kuptoj fare. Do të prisja më shumë profesionalizëm prej tij", tha Babbel.