Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi
Një person është gjetur i pajetë në një kanal në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.