Haradinaj për deklaratën skandaloze të presidentit kroat: Osmani ta telefonojë menjëherë Millanoviçin
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu që ta telefonojnë urgjentisht homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, i cili të hënën kritikoi shtetet perëndimore për përdorim të standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë.
Sipas saj, zonja Osmani duhet t’ia shpjegojë presidentit kroat dallimet esenciale mes rrugëtimit të pavarësisë legjitime të Republikës së Kosovës dhe aneksimit ilegal të Krimesë.
Mes tjerash, Haradinaj kërkon që kjo të bëhet edhe përmes letrës zyrtare pas deklaratës së Millanoviqit që ajo e ka quajtur skandaloze.
“Presidentja Vjosa Osmani duhet t’a telefonojë menjëherë nesër pres kroat, Zoran Millanoviq për t’ia shpjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Po ashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij”, shkroi ajo në Twitter.
Pres @VjosaOsmaniPRKS duhet t'a telefonojë menjëherë nesër Pres kroat #Milanovic për t'ia spjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Poashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij!
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 30, 2023