Ukraina kërkon nëndetëse nga Gjermania
Pasi mori tanket, kërkoi raketa për të goditur territorin rus, tani drejtuesit e Ukrainës kërkojnë edhe armë detare.
Mediat italiane shkruajnë se Kievi, ka kërkuar një nëndetëse nga Gjermania.
Zv/ministri i Jashtëm dhe ish-ambasadori ukrainas në Berlin, Andriy Melnyk ka kërkuar një nëndetëse të pajisur me armët më të fuqishme të perëndimit.
‘Ukraina ka kërkuar më shumë armë dhe armë më të reja. Perëndimi i ka inkurajuar këto kërkesa dhe kanë qenë të gatshëm të japin armët.
Kjo gjë ka sjellë një përfshirje më të madhe të vendeve të NATO-s, që po përfshihen drejtpërdrejt në konflikt’, është shprehur zëdhësi i Vladimir Putinit, Dimitri Peskov, pasi është pyetur për kërkesën e Kievit.