Rrëfimi i dëshmitarit për Messina Denaron: Isha në festa me shefin, aty ishte edhe një politikan, një mjek e një polic
Është e pabesueshme historia që Ismaele La Vardera, numri dy i Antimafias së rajonit të Sicilisë, ka vendosur të tregojë për mikrofonat e ‘Le Iene’, në ‘Italia 1’.
‘Matteo Messina Denaro frekuentonte sallone të rëndësishme të borgjezisë dhe merrte pjesë sikur asgjë të mos kishte ndodhur në festa’.
Filippo Roma, deputet rajonal rrëfen dëshminë e një qytetari që pretendon se kishte marrë pjesë së bashku me Matteo Messina Denaro në disa festa në një vilë në zonën e Palermos, shkruan A2.
Ngjarje në të cilat, sipas dëshmitarit, kishin marrë pjesë edhe një person i forcave të policisë, një mjek dhe një ‘politikan i njohur italian’, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
La Vardera: ‘Si e kuptuat që Andrea Bonafede është Matteo Messina Denaro?’
Dëshmitari: ‘Jam i vetëdijshëm se ajo që më ka ndodhur është një situatë më e madhe se unë. Derisa pashë gazetat nuk kisha dijeni. Pastaj, kur pashë fytyrën e tij, e njoha. Ai ishte aty’.
La Vardera: ‘Dua të them që ishte Matteo Messina Denaro?’
Dëshmitari: ‘Ai ishte aty, në atë festë. Kur e pashë, ai ishte ulur atje me dikë që punon në … (dëshmitari përmend emrin e vendit ku qëndronin), një pjesëtar i policisë dhe dikush që është mjek.’
La Vardera: ‘Si e prezantoi veten?’
Dëshmitari: ‘‘ Përshëndetje, unë jam Andrea’. Ai kishte plagë postoperative’
La Vardera: ‘Si e kuptove këtë?’
Dëshmitari: ‘Më tha se kishte një plagë të freskët… kishte të njëjtat syze të errëta. Dhe ju mund të shihni një sy të dëmtuar nën syzet e tij.’
La Vardera: ‘Si ishte veshur?’
Dëshmitari: ‘Me këmishë dhe pantallona. Ai dukej si një person i denjë, vura re një orë të një marke të njohur. Ai kishte këpucë të stilit Hogan, nga Hermes.
La Vardera: ‘A ka folur ai me njerëz të tjerë?’
Dëshmitari: ‘Po. Dikush që unë njoh që punon në zbatimin e ligjit.’
Fragment i bisedës mes Ismaele La Vardera dhe dëshmitarit