Meta takim në Kamëz: Mbështetje të pa lëkundur për Arjan Hoxhën, bashkia do ti rikthehet qytetarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Kamëz me drejtuesit e PL në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj 2023.
Meta është shprehur se jemi të vendosur që të mbështesim fuqishëm kandidatin e dalë nga Primaret e Partisë Demokratike, Arjan Hoxha.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të Partisë të Lirisë në Bashkinë e Kamzës.
Bashkia e Kamzës në 14 Maj u rikthehet qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre.
Partia e Lirisë dhe unë personalisht jemi të përkushtuar t'i japim mbështetjen dhe vëmendjen që meriton kjo bashki e cila edhe pse është e pesta përsa i takon numrit të banorëve është e anashkaluar dhe nënvleftësuar padrejtësisht.
Mbështetjen më të vendosur për kandidatin e perbashkët, z.Arjan Hoxha i cili na njohu me prioritetet e tij si Kryebashkiak i ardhshëm i Kamzës.
Grupi i këshilltarëve të Partisë të Lirisë do të jetë garant i llogaridhënies dhe transparencës.
Fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e jashtëzakonshme!
Falenderoj z.Faik Basha dhe të gjithë shtabin tonë për përkushtimin e tyre për fitoren e 14 Majit!