Kandidati i PD në Mat, Skender Gjuci: Bashkia mendon sesi të vjedhë para, që në zgjedhje të blejë vota

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Mat, Skender Gjuci është shprehur se kryetari socialist i bashkisë, Agron Malaj nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson vota, sepse nuk e ka provuar asnjëherë, vetëm është emëruar.

Gjuci është fituesi i primareve në Mat dhe e ka akuzuar kryetarin aktual, Malaj se nuk merret me punët e qytetit, por mendon sesi të vjedhë lekë nga fondet e bashkisë e pastaj me lekët e zhvatura të vjedhin zgjedhjet.

Postimi i Gjucit:

Partine Demokratike ne Mat,nuk e percakton ish i denuari Agron Mala,por demokratet.

Ju nuk e din vleren e votes sepse ju nuk jeni votuar asnjehere,dhe nuk e kuptoni marrdhenien midis votuesit dhe te votuarit.

Shokeve u beni qoka ju,duke i bere drejtora dhe duke ju dhene tendera fiktiv per ti perdorur parate per te blere vota.

Une i kam sherbyer qytetareve te Macukullit me ndershmeri,sic ju sherbej sot qytetareve te Burrelit me punen time modeste.Une takoj cdo qytetar ne thjeshtesine e perditshmerise time si njeri prej tyre pa lluks dhe badigard.

….. dhe kam pranuar te kandidoj per tu sherbyer qytetareve matjane ,qe ta ndjejne bashkine te tyren ,ta cbunkierizoj ,qe cdo matjane te kete mundesi dhe akses per te marre sherbimin e kerkuar.

Keni 10 vjet qe jeni drejtues politik i PS ne Mat.Na thoni nje rruge fshati qe keni asfaltuar.Na thoni nje investim serjoz qe keni bere per Matin.Shtruat qytetin me asfalt dhe pa bere nje vit e prishet serish.Keni bere landfillin rreth 400 mln lek dhe eshte jashte funksionii.Perfshi dhe investimet e tjera fasade te qeverise tuaj ne Mat,mund te kishit shtruar rrugen e Macukullit,Batrres,Frankthit,Karices,Rukajve,Derjanit,Gjoçajve etj.Te gjitha keto investime behen me taksat e qytetareve dhe nuk i beni ju nga xhepiat tuaj,por prioritetet i keni te gabuara.Behu gati