Multiaktivistja, Besa Sharrah: Rama ka bërë tradhti, SHBA aleati ynë më i madh gjeopolitik
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv ishte Besa Sharrah, Multiaktiviste në SHBA ku dënoi ashpër ndërhyrjen e Ramës në punët e brendshme të SHBA-së.
Besa Sharrah është shprehur se ky është skandali më i madh në marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë në kufirin e një tradhtie pasi ato janë mbështetësit më të mëdhenj për ne në 100 vite bashkëpunim.
"Sa herë që mendoj që kryeministri shqiptar nuk më habit më, gjithmonë ai e gjen mundësinë dhe më le pa fjalë. McGonigal është edhe strumbullari i investigimit që u bë për presidentin Trump në lidhje me Rusinë. Ky person duket se ka pasur shumë pak respekt për zyrën e FBI që ai punon.
Për një arsye ose tjetër unë kam dyshimet e mija se lidhja me, Edi Ramën është për interesat e gjeopolitike të Rusisë dhe Serbisë, që të kenë akses më tepër në portet e vendit tonë.
Duke parë dhe lidhjet tona 100 vjeçare të SHBA-së me Shqipërinë kjo mund të cilësohet si një tradhti, po të isha përfaqësuese e SHBA në marrëdhëniet diplomatike do të pezulloja disa gjëra dhe do të shtyja SPAK-un që të hetojë kryeministrin Rama.
Më e rëndësishmja për mua është se nuk kam parë thirrje të forta nga parlamenti dhe qytetarët shqiptarë që të japë dorëheqje, pasi ai ka rrezikuar mbështetjen e madhe amerikane për vendin tonë. Mes duket shqiptarët janë të lodhur që të kërkojnë këtë gjë pasi kjo është bërë shumë normale, pasi me këtë bota suprimohet, por jo ne, pasi jemi duke u njohur me skandale njëri më i madh se tjetri."