FOTO/ Kukësi prezanton mesfushorin që ka qenë pjesë e klubit italian

Mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i Kukësit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Facebbok.

Ata bëjnë të ditur se 19-vjeçari ka firmosur me verilindorët një kontratë deri në vitin 2026.

Futbollisti ka qenë pjesë e klubit italian San Luka, gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.