Deklarata e Millanoviç për Kosovën, reagon ashpër partia që qeveris Kroacinë: Turpërohu!
Pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Millanoviç, në lidhje me Kosovën, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga partia në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).
Kjo parti ka kritikuar ashpër presidentin Millanoviç për deklaratën e tij ku tha se “Kosova u mor nga Serbia”.
Ai gjithashtu kishte thënë se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë, andaj sipas tij, nuk duhet t’i dërgohen armë, sepse siç ka vlerësuar ai, kjo vetëm do të zgjaste luftën.
Në këtë drejtim, HDZ-ja thotë se nuk është problem për Millanoviçin të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e Kroacisë, kur ai duhet të mbrojë presidentin rus Vladimir Putin.
“… Kur duhet të mbrojë Putinin, Millanoviç nuk e ka problem të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e saj. Dhe të vegjlit ende e ndjekin atë pa diskutim…”, është shkruar në faqen e HDZ-së në Facebook.