Nga dhuna te vjedhja, 10 të arrestuar në Tiranë

Dhjetë persona janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar babain e tij, ndërsa një 54-vjeçar u prangos pasi i ka vjedhur portofolin një gruaje. Sipas forcave blu, është ndaluar 44-vjeçari me inicialet A. D, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin, duke lënë pas një person të lënduar. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: – R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; – Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. M., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; – D. Zh., 39 vjeç, S. K., 28 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e pijeve alkoolike; – E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.