Luiz Ejllli arrin miliardin e parë të klikimeve në këtë rrjet social
Luiz Ejlli është njëri prej personave më të komentuar në shtëpinë e Big Brother dhe është kthyer në një sencacion tek gjithë shqiptarët.
Me zgjuarsin, humorin dhe strategjin e tij të lojës ai ka bërë për vete një popull të tërë të cilët pa pikë hezitimi po i dhurojnë përkrahje maksimale.
E këngëtari si duket ka lindur për të arritur rrugën e suksesit, ai pak ditë më parë doli të ishte klikuar më shumë sesa i gjithë edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Albania’.
Emri i tj është shikuar plot 1 miliard herë në rrjetin social ‘Tiktok’, një shifër kjo jo e vogël duke qenë se Luizi është i mbyllur dhe ka arritur ti mposhtë gjithë personalitetet e famshme shqiptare të Tiktokut që rrinë me orë të tëra aktiv.