Jo vetëm në Shqipëri, tashmë fenomeni i ‘BBV’ kryefjalë e mediave në Greqi
“Big Brother Albania” është një nga programet reality show më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri dhe jo vetëm.
Tanimë që ka kaluar thuajse më shumë se një muaj nga nisja e programit, media greke ‘gazzetta.gr’, i ka dedikuar një artikull, duke mos u fokusuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë.
Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy, janë sponsorët, që gjenden kudo në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.
Ja çfarë shkruhet në artikulli:
"Big Brother është rikthyer në Shqipëri, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat si loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, pati suksese të garanatuar.
Që atëherë ‘Big Brother‘e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.
Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Kwtu fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma.
Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.
Në fakt, e tillë është “beteja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.
Dhe më në fund vijmë te pyetja: A e kanë tepruar pak me vendosjen?"