Roma godet në merkato, verdhekuqtë nënshkruajnë më mbrojtësin spanjoll

Roma ka arritur akordin me Leeds United për huazimin e Diego Llorentes me huazim blerjeje në fund të sezonit sipas raportimeve të Sky Sport.

29-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe kur është e nevojshme mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë e si “shkatërrues”. Spanjolli është pjesë e Leeds prej shtatorit të vitit 2020.

Këtë sezon ka luajtur fare pak, ai numëron vetëm 8 ndeshje në total me skuadrën angleze, ndërkohë që tani e pret aventura italiane. Llorente ka dalë nga moshat e Realit të Madridit.