Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Rusia përjashton mundësinë e bisedimeve me Kievin apo Perëndimin
Meqenëse SHBA tani ka marrë vendimin për të dërguar tanke të rënda në Ukrainë, nuk ka kuptim që Moska të diskutojë me Kievin ose me ata që tërheqin fijet e qeverisë “kukull” ukrainase, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, transmetoi sot agjencia e lajmeve RIA.
Sipas Ryabkov, askush në Perëndim nuk ka ndërmarrë një iniciativë serioze për të zgjidhur krizën ukrainase. Gjermania konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejonte vendet e tjera të dërgonin tanket e tyre të prodhimit gjerman në Kiev.
Më herët, më 22 janar, presidenti ukrainas tha se beson se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë këtë vit nëse mbështetja ushtarake vazhdon.