Pakistan, shpërthim i madh në një xhami në Peshawar, frikë për shumë viktima
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në qytetin veriperëndimor të Pakistanit , Peshawar , sipas një zyrtari policor i cili shprehu frikën se do të ketë shumë viktima.
Një zëdhënës i spitalit lokal tha se 90 persona të plagosur u trajtuan, disa prej tyre në gjendje kritike.
Shpërthimi ndodhi pasi xhamia ishte e mbushur me besimtarë që kishin shkuar atje për t'u lutur, sipas oficerit të policisë Sikandar Khan.
Raportet e para tregojnë për një sulm vetëvrasës.
Videot nga vendi i shpërthimit tregojnë një mur të xhamisë të shembur plotësisht dhe të plagosurit e gjakosur duke u dërguar me automjete në spital.
پشاور میں پولیس لائنز کی مسجد میں نماز ظہر کے دوران دھماکے کے نتیجے میں ابھی تک کی اطلاعات کے مطابق 50 افراز زخمی ہیں۔#Peshawar pic.twitter.com/XxRn1dFA7u
— Khurram Iqbal (@khurram143) January 30, 2023