Kancelari gjerman viziton tri shtete kyç të Amerikës Latine, një përpjekje për bashkëpunim energjetik

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka vizituar Kilin në fazën e dytë të turneut të tij në vendet kryesore të Amerikës Latine, ku u takua me Presidentin Gabriel Boric.

Qeveria e tij shpreson të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina dhe të forcojë marrëdhëniet me demokracitë në mbarë botën.

Berlini gjithashtu shpreson të rrisë bashkëpunimin me Amerikën Latine për energjitë e rinovueshme dhe hidrogjenin e gjelbër.

Bizneset gjermane po kërkojnë gjithashtu mundësi të reja jashtë shtetit pas goditjes ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Më herët, Scholz ishte në Argjentinë, ku ai dhe Presidenti Alberto Fernandez pohuan rëndësinë e përfundimit të një marrëveshjeje tregtare midis BE-së dhe bllokut tregtar Mercosur, i cili përfshin Argjentinën, Brazilin, Paraguajin dhe Uruguain.

Ndalesa tjetër e Scholz është Brazili, ku ai do të bëhet lideri i parë perëndimor që do të takohet me Presidentin e ri Luiz Inacio Lula da Silva që nga marrja e detyrës.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë të rivendosin marrëdhëniet tani që Lula është kthyer në pushtet, pas administrimit përçarës të liderit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.