‘Aplikacioni i frikshëm për fjalimet e politikanëve’, Burimi: Administrata rrezikon vendin e punës
Analisti Genc Burimi në një intervistë në Ora News tha se ekzisto një aplikacion që "të gjithë punonjësit e administartës duhet ta shkarkojnë dhe të bëjnë like për fjalimet e politikanëve".
Në të kundërt sipas tij nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë "rrezikojnë të humbasin vendin e punës".
Sakaq ai përkrah propozimin e opozitës për "ndryshme në ligjin e nëpunësve publik, sa i përket angazhimit në jetën politike".
Genc Burimi: Aplikacioni është i frishëm. Duhet që të gjithë punonjësit e administartës të shkarkojnë aplikacionin dhe të bëjnë like për fjalimet e politikanëve dhe nëse nuk e bëjnë rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Projektligji është një gjë shumë e mirë. Kur je në opozitë ti nxjerr çdo gjë që ke në bark pastaj kur vjen në maxhorancë harron çdo gjë. Që nga momenti që Berisha mori në dorë PD-në po dalin dosjet, 21 janari,Gërdeci. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë dua që Berisha e Meta ta propozojnë që një kryeministër të mos bëjë më shumë se 1 mandat. Opozita duhet të na tregojë përse nuk do të jetë aq e keqe sa maxhoranca.