Rojet bregdetare franceze shpëtojnë 83 emigrantë teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin

Tetëdhjetë e tre emigrantë në dy varka të vogla teksa kalonin Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar janë shpëtuar rojet bregdetare franceze..

Kwto tw fundit janw shprehur se disa varka të vogla u përpoqën të kalonin Kanalin të dielën, ku dy u gjendën në vështirësi në brigjet e Gravelines.

Numri i emigrantëve që kanë bërë udhëtimin në muajin e parë të këtij viti tani është rritur mbi 1000  – me dhjetëra që kaluan Kanalin Anglez të dielën në mëngjes, shkruan Daily Mail. 

Në të njëjtën ditë, roja bregdetare tha se 54 njerëz ishin shpëtuar nga një varkë dhe 29 nga një tjetër. 

Ata u dërguan në portin e Calais, ku u pritën nga shërbimet e urgjencës, sipas një deklarate nga Prefektura detare de la Manche et de la mer du Nord.

Një person, i cili nuk ishte mirë, iu dha kujdes mjekësor, shtoi roja bregdetare.

Kjo vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se 26 emigrantë në një varkë të vogël kaluan Kanalin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën.

Rreth 50 burra, gra dhe fëmijë u sollën në Dover të dielën më herët nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar pasi u përpoqën të kalonin.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga janari, të paktën 991 persona u konfirmuan se kishin bërë udhëtimin e rrezikshëm për të arritur në brigjet jugore të Britanisë së Madhe.

Kjo do të thotë se kalimet po mbajnë gjerësisht ritmin me periudhën e vitit të kaluar, ku 1,341 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar përmes kësaj rruge në janar 2022 .

Fotot e marra në Portin e Doverit të dielën në mëngjes tregojnë zyrtarët e Forcave Kufitare duke ndihmuar emigrantët të veshur me jelek shpëtimi dhe të mbështjellë me peshqir në tokë.

Ata u sollën nga anija e Forcave Kufitare Typhoon pasi u gjetën në varka të vogla në Kanal.