Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, Scholz: Nuk ka luftë NATO - Rusi, nuk do ta lejojmë
Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, konfirmoi të dielën kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi Kievi i bën thirrje Perëndimit për edhe më shumë armë për të kundërshtuar pushtimin rus.
Pas disa javësh hezitimi, Berlini vendosi të mërkurën të dërgojë 14 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë dhe të lejojë shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Në një intervistë të dielën me gazetën Tagesspiegel në lidhje me reagimin e tij ndaj një kërkese nga Kievi për avionë luftarakë, Olaf Scholz tha: "Çështja e avionëve luftarakë as që dëgjohet. Unë do të këshilloja që të mos hyhet në një luftë të vazhdueshme kërkesazh kur vjen puna për sistemet e armëve”.
“Sapo merret një vendim (për tanket), në Gjermani fillon një debat i ri” për diçka tjetër, “ç’ka nuk është serioze dhe cenon besimin e qytetarëve në vendimet e qeverisë”, shtoi ai.
Vendimi për të dërguar tanke gjermane në Ukrainë u shoqërua me një zgjedhje të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara për të furnizuar ushtrinë ukrainase me tanke Abrams të prodhimit amerikan.
Ndërsa falënderoi Berlinin dhe Uashingtonin, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje menjëherë për më shumë, duke përfshirë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë.
Në intervistën e tij, Olaf Scholz përsëri paralajmëron kundër "rrezikut të përshkallëzimit" me Moskën. "Nuk ka luftë midis NATO-s dhe Rusisë. Ne nuk do të lejojmë një përshkallëzim të tillë," tha ai.
Sipas tij, është “e nevojshme” vazhdimi i bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi i tyre i fundit daton në fillim të dhjetorit. "Unë do të flas përsëri me Putinin në telefon," tha ai, pa specifikuar një afat.
"Por sigurisht është gjithashtu e qartë se për sa kohë që Rusia vazhdon të luftojë duke sulmuar pamëshirshëm (Ukrainë), situata aktuale nuk do të ndryshojë," tha ai.