Kosova vazhdon fushatën për rekrutimin në Polici nga të rinjtë e pakicave

Prishtinë - Policia e Kosovës po vazhdon një fushatë sensibilizuese për rekrutimin e policëve të komuniteteve. Në një mesazh me video të publikuar në Fb, Policia njofton:

"Policia e Kosovës vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t'i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës. Këtë fushatë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga insitucione të ndryshme ndërkombëtare."