Të gjithë sytë te Luizi dhe Kiara, por Atdheu dhe Xhuli shkëmbejnë puthjen e parë në 'Big Brother Kosova'
Teksa të gjithë jemi sy e veshë që Luizi dhe Kiara të japin puthjen e parë mes tyre, nga Big Brother VIP Kosova kemi zhvillime më të shpejta.
Vetëm pak ditë pas hyrjes së tij në shtëpi, Atdheu i ka rrëmbyer zemrën Xhuljanës, një prej konkurrenteve më të forta në program.
Sot dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë duke u konfirmuar çift.
Atdheu kishte ditë që i shprehte pëlqimin Xhulit, e mesa duket edhe ajo ka të njëjtat ndjenja.