Skandali me McGonigal/ Manipulimi i mediave të Ramës me 'New York Times' tregon sa i dëshpëruar është kryeministri

Kryeministri Edi Rama, i cili është zhdukur që pas shpërthimit të skandalit më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, duket se ishte kujdesur sot për të shpërndarë pranë mediave të tij një lajm të New York Times për lidhjet mes Charles McGonigal dhe oligarkut rus, Oleg Deripaska.

Lajmi ishte manipuluar fund e krye, në përpjekje për të treguar se opozita është 'eksituar' kot, dhe meqë është shfryrë historia e lidhjeve mes McGonigal dhe Deripaskës, edhe Edi Rama del i larë.

Sipas tyre, McGonigal nuk ka punuar për Deripaskën kur ishte agjent i lartë i FBI. Me këtë rast edhe Rama del i pastër, edhe pse akuza e hetuesve amerikanë e thotë qartë krejt të kundërtën.

Por çfarë thuhet realisht në shkrim?

Që në titull thuhet se agjenti i lartë i FBI mund të ketë punuar për oligarkun e Putinit.

Sigurisht që gazeta nuk mund të japë verdiktin gjyqësor, pasi akuza mbetet akuzë.

Më poshtë në shkrim thuhet se FBI dyshon se McGonigal  punuar për Deripaskën para se të dilte në pension.

Se ku e sheh Edi Rama dhe media e tij shfajësimin e McGonigal në këtë histori, askush nuk e di.

Po, ka diçka në shkrim, që thekson se akuza e publikuar për rastin e Deripaskës nuk ka gjëra konkrete. Këtë gjë e ka thënë edhe opozita shqiptare që nga fillimi.

Akuzat konkrete janë për skandalin me Edi Ramën, kurse për atë me Deripaskën, ka më shumë rezervim të vetëkuptueshëm nga hetuesit për të mos publikuar detaje.

Kjo është thënë që kur dolën akuzat e para dhe mediat e Ramës bashkë me kryepronarin e tyre, u strukën si struci.

Nëse doni ta dini cili ishte thelbi i shkrimit të 'New York Times', shihni se çfarë thotë Daniel Fried, ish-ambasadori i SHBA në Poloni.

"Nuk do e pranoja as edhe një ftesë për drekë nga ky tipi," tha ai.

Përpjekja për të parë pafajësi të Ramës te kjo gjë tregon vetëm një gjë: sa në gjendje të dëshpëruar është kryeministri shqiptar pas shpërthimit të skandalit më të rëndë në dekada, jo vetëm për FBI-në, por edhe për politikën shqiptare.