Francë/ Tri pikët në transfertë, Lyoni rigjen fitoren pas një muaji

Lyoni rikthehet te fitorja në Ligue 1 pas disa javësh. Skuadra e Blanc triumfoi 0-2 në Ajaccio.

Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, me talentin Johann Lepenant që finalizoi një aksion të bukur.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 71’. Alexandre Lacazette mori një asist nga Tagliafico dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e 12-të sezonal në kampionatin francez.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Lyonin në vendin e nëntë me 28 pikë.

Objektivi është sigurimi i një bilete në Champions, por vendi i tretë është 15 pikë larg.