Asisti i radhës në Gjermani, futbollisti shqiptar bëhet protagonist në fitoren e St Pauli

Leart Paqarada po luan sezonin e fundit në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i majtë ndodhet në vitin e fundit të kontratës me St Pauli, ndërkohë që në fund të sezonit do të transferohet si lojtar i lirë te Koln, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Lojtari dardan ishte protagonist në suksesin 0-1 përballë Nurnberg. Kapiteni krosoi bukur në minutën e 33’ dhe Jakov Medic shënoi me kokë golin e fitores.

Fitorja ngjiti St Pauli në vendin e dhjetë, ndërsa ky ishte asisti numër katër sezonal në kampionat për Paqaradën.