Meta: Mbështetjen më të vendosur për kandidaten e Opozitës së Bashkuar në Korçë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të PL i cili ka zhvillur gjatë ditës së sotme një takim me kandidaten e opozitës së bashkuar në Korçë, Prof. Ledina Alolli.
“Mbështetjen më të vendosur për kandidaten e Opozitës të Bashkuar, Prof. Ledina Alolli! Korça e meriton të jetë në ballë të Ndryshimit!”, shkruan Meta në mësazhin e tij.