Bundesliga/ Dortmundi kalon Leverkusenin dhe i afrohet me 3 pikë Bayernit kryesues
Borussia e Dortmundit e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2023.
Verdhezinjtë fituan 0-2 në “Bay Arena” përballë Bayer Leverkusen, duke siguruar suksesin e tretë radhazi.
Karim Adeyemi kaloi Dortmundin në avantazh në minutën e 33-të.
Sulmuesi i kombëtares gjermane mori një asist nga Julian Brandt dhe gjeti golin e parë sezonal në Bundesligë.
Më pas një autogol. Edmond Tapsoba shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 53-të, duke i dhuruar ekipit udhëtues avantazhin e dyfishtë.
Skuadra e Terzic menaxhoi minutat e mbetura dhe në fund festoi marrjen e tri pikëve.
Me triumfin e sotëm, Dortmundi është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, tri më pak se Bayerni kryesues.