VIDEO/ Erblira Bici fiton Kupën e Italisë me Romën, volejbollistja shqiptare realizon pikën historike

Roma në volejboll për femra ka arritur për herë të parë në historinë e saj të fitojë Kupën e Italisë, shkruan Syri.net.

Skuadra ku luan shqiptarja Erblira Bici fitoi finalen me Brescian 3-0 me sete (25-19, 25-20 dhe 32-30).

Pikën historike në setin e tretë e realizoi pikërisht kapitenia e Shqipërisë, Erblira Bici, duke i dhënë fitoren historike Romës.

Përveç suksesit ekipor, Erblira Bici u shpall edhe Lojtarja më e Mirë (MVP) e finales së Kupës së Italisë për Serinë A2, teksa shënoi 20 pikë, duke e udhëhequr Romën drejt trofeut.

/ Florian Behlula / Syri.net /