VIDEO/ Partizani prezanton sulmuesin që do të zëvendësojë Xhuliano Skukën
Largimi i Xhuliano Skukës drejt Francës kishte krijuar probleme te Partizani sa i përket alternativave në repartin e avancuar, por të kuqtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij para mbylljes së merkatos së janarit.
Të kuqtë kanë gjetur akordin dhe kanë firmosur me Kristian Mba.
Futbollisti nga Nigeria, i cili ka spikatur me fanellën e skuadrës së Trepça ’89 në Kosovë, ka firmosur për kryeqytetasit një kontratë afatgjatë prej 3 vitesh e gjysmë, që tregon se në klub kanë besim se 23-vjeçari do të shkëlqejë në kampionatin shqiptar.
Njoftimi i Partizanit
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepça ‘89.
23 vjeçari nga Nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë me opsion edhe për një tjetër vit.