EMRI/ Makina del nga rruga në Gjirokastër, humb jetën shoferi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër.
Në aksin rrugor Gjirokastër - Çajup, , shtetasi Feim Mazaj, 62 vjeç, banues në fshatin Erind,, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ai ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur "Erind", shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.