SYRI TV/ Qytetarët e Elbasanit në protestë: Rruga te unaza, burim aksidentesh

Aksidenti me vdekje te 20 vjecarit Fiori Sula në unazën e Elbasanit disa ditë më parë, ka ngritur sot në protestë banorët e zonës. Ata shprehen se aksin nacional Elbasan-Librazhd që shperben edhe si unaze e qytetit, është burim aksidentesh.

Për perplasjen per vdejkje të të riut nga makina, banoret fajesojne institucionet si shkaktare pasi mungon sinjalisitika dhe infrastruktura e duhur. Ata kërkojë nga bashkia që të vendosen pengesat rruget per te zbutyre shpejtesine e makinave si dhe ndertimin e nënkalime per te levizur kembesoret.

Në shenje proteste, qytetaret e  Elbasanit bllokuan për 2 orë rrugen te unaza. Ata hodhen boje te kuqe ne rruge duke simbolizuar gjakun qe derdhet ne rruge nga aksidentet. Forcat e Shqiponja mbërritën prane protestuarve në gatishmëri për ti shpërndarë ata. Për ti larguar banoret nga rruga, pranë tyre mbërriti edhe kryetarja e njesie administrative e cila iu garantoi se do të bisedoje me kryetarin që të japin në zgjidhje problemit të tyre.