Pasi u shkarkua për skandalin me taksat, rritet presioni ndaj ish-ministrit britanik! I kërkohet të japë dorëheqjen nga posti i deputetit

Pas shkarkimit nga posti i Ministrit të Financave në Britani, Nadhim Zahawi po përballet me një presion politik. Deputetët e opozitës, pas skandalit të zbuluar kërkuan dorëheqjen e Zahawi-t edhe nga posti i deputetit.

Michael Portillo, i cili shërbeu në kabinetin e John Major, tha në një prononcim për GB Neës që Zahawi i ka bërë një dëm të madh qeverisë, ndaj duhet të largohet.

Laburistët sot u përpoqën të grumbullonin presionin ndaj zotit Sunak lidhur me skandalin, me nënkryetaren Angela Rayner dhe kryetaren e partisë Anneliese Dodds që i shkruan kryeministrit për të kërkuar që ai të largohej.

Deputetët e opozitës po bënin gjithashtu thirrje që Zahawi të largohej tërësisht nga Parlamenti dhe të jepte dorëheqjen si deputet i Stratford-on-Avon.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak e shkarkoi ministrin Nadhim Zahawi pas kritikave të shumta lidhur për marrëveshjet e taksave. Sipas CNN, javën e kaluar Sunak urdhëroi këshilltarin e tij të etikës të hetonte Zahawin pas pretendimeve se ai kishte paguar një gjobë si pjesë e një marrëveshjeje të raportuar prej 4.8 milionë paund me zyrtarët taimorë, dhe nuk e kishte deklaruar atë te autoritetet.

Pasi u shkarkua nga Kryeministri, Zahawi sot premtoi mbështetjen e tij për kryeministrin Sunak nga bankat e pasme të Dhomës së ulët. Por ai gjithashtu kritikoi mbulimin mediatik të skandalit të tij të taksave dhe i kërkoi falje familjes së tij.