Weston McKennie ndodhet në Angli, nesër kryen vizitat mjekësore tek klubi i ri
Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ndodhet në Angli, ku do të përfundojë transferimin te Leeds.
Fabrizio Romano deklaron se McKennie do të huazohet për shumën e 1.2 milionë eurove, ndërsa përfshihet edhe klauzola e blerjes së detyrueshme në rast mbijetese mes më të mirëve të Premier League (33 milionë euro).
Mesfushori do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, teksa vizitat mjekësore pritet të kryhen nesër (e hënë).