Partia e Lirisë, e bindur për bashkinë e Korçës: Ndryshimi është shumë afër!
Partia e Lirisë ka vendosmërinë dhe bindjen se bashkia e Korçës do të fitohet nga kandidati i opozitës dhe këtë e mbështet në energjinë me të cilën vepron ekipi i saj në këtë qytet. Tedi Blushi, Sekretari Organizativ i PL, ishte sot në Korçë prej nga ku ka dha dhe këtë mesazh:
“Kënaqësi të takoja sot në Korçë ekipin e mrekullueshëm drejtues të Partisë të Lirisë, - shkroi ai në Fb. - Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të të gjitha strukturave vendore për t'i dhënë fund korrupsionit në çdo qelizë dhe shkatërrimit të vlerave qytetare, kulturore, arsimore dhe historike.
Partia e Lirisë është e vendosur për t'a kthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve dhe për t'i rikthyer Korçës shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë. Ndryshimi është i pandalshëm dhe shumë afër!”
Kandidatja e opozitës që do të përbalet me Sotiraq Filon, kryebashkiakun socialist, është znj.Ledina Allolli, dekane e Fakultetit Ekonomik, e zgjedhur nga primaret në PD.