FOTO/ Ndodh puthja e parë në buzë mes Xhulit dhe Atdheut

Që prej ‘Prime-it’ kur u fut në “Big Brother Vip Kosova”, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i afërt me Juliana Nurën. Pavarësisht se u duk se patën debate dhe mosmarrëveshje, çdo gjë është sheshuar, madje ka ardhur edhe puthja e parë mes tyre.

Teksa po qëndronin me banorët, Atdheu iu afrua Xhulit dhe kjo e fundit nuk hezitoi ta puthë.

Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”, ndërsa Atdhe Xharavina i është bashkuar së fundmi këtij reality-show.

Mirëpo nuk u desh shumë kohë që dyshja të afroheshin me njëri-tjetrin dhe mesa duket ditën e sotme kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip Kosova” Xhuli ka rrëfyer për videon e saj intime që u publikua vite më parë nga ish-partneri i saj.