‘Ndryshim me çdo çmim’/ Meta: Buna ngrihet e ulet, por kalaja e Rozafës qëndron lart mbizotëruese
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme një fotografi nga qyteti i Shkodrës.
Meta ka postuar foton ku duket pranë lumit të Bunës, teksa drejton me gisht nga Kalaja e Rozafës.
Këtë pamje ai e ka shoqëruar me një diçiturë ku thuhet:
Buna herë ngrihet e herë ulet, por Kalaja e Rozafës qëndron atje lart mbizotëruese si Zonjë e randë’, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet politike ‘ndryshim me çdo çmim’ dhe ‘fitore’, për bashkinë e këtij qyteti.