", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/29/auto_HgeW7K7v1674993069.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Djokovic fitoi për të dhjetën herë Australian Open dhe barazoi rekordin e Nadal për numrin e Grand Slam

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi Australian Open për të dhjetën herë në karrierë! Në finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit, ai mposhti tenistin grek Stefanos Tsitsipas me rezultat 3:0 në sete.

Në setin e parë Djokovic humbi vetëm pesë pikë në shërbim dhe e mori setin me rezultat 6:3.

Në setin e dytë pamë një luftë shumë më të barabartë dhe zgjati deri në 70 minuta. Tsitsipas (ATP i 4-ti) pati të vetmen break point në setin e dytë në duelin e dhjetë, por Djokovic arriti të fitojë tre pikë radhazi dhe të mbajë shërbimin e tij dhe në fund seti u vendos në një “tie-break”. Në ndeshjen dramatike të 13-të të setit të dytë, Djokovic ishte më i suksesshëm me 7:4, duke prirë 2:0 në sete.

Tsitsipas e nisi shumë mirë setin e tretë dhe bëri një break në ndeshjen e parë, por Djokovic u përgjigj menjëherë në të njëjtën mënyrë dhe barazoi. Edhe seti i tretë u vendos në tai-break. Djokovic ishte më i mirë dhe fitoi setin e tretë, e me këtë edhe ndeshjen, në favor të tij me rezultat 7:6.

Me triumfin e sotëm, Djokovic barazoi në krye të listës me Rafael Nadalin për nga numri i titujve të fituar në Grand Slam dhe tani të dy gjigantët kanë 22 trofe nga turnetë më të mëdhenj të tenisit.

Me fitoren e Australian Open, Djokovic u rikthye në krye të listës ATP dhe do të fillojë javën e tij të 374-të në krye duke filluar nga nesër.

Carlos Alcaraz do të bjerë në vendin e dytë dhe Tsitsipas arriti renditjen më të mirë të karrierës duke u futur në finalen e Australian Open dhe nga nesër do të jetë tenisti i tretë në botë.