'Sistemi Rama' për vota: Bleu fukaranë, kreun e opozitës, diplomatë e deri dhe shefa të FBI!

Gazetari Hysni Gurra ka konstatuar një element që sipas tij, e karakterizon dhe e veçon kreun e qeverisë, Edi Ramën nga çdo kryeministër tjetër para tij e madje, nga çdo qeveritar në fokusin e tij për kapjen e të gjitha pushteteve: Blerjen!

“Ky është i pari kryeministër i 32 viteve që blerjen e votës dhe çdo blerje tjetër e ktheu në sistem, - shprehet Gurra. -  Ky bleu votën e fukarait, por ky bleu edhe kreun e opozitës, ky bleu votën e deputetëve, por ky bleu edhe diplomatë e deri shefa shërbimesh të huaj si rasti i FBI”.

Ndiqni në vjim, shënimin e plotë  të Hysni Gurrës:

“Paçin faqen e zezë të gjitha ata që e mbështetën këtë njeri qysh nga 2017 e deri në ditët e sotme. Ka qenë evidente në sytë e çdokujt se qeverisja e tij ka qenë antikombëtare. Varfëroi dhe u pamundësoi jetën në Shqipëri njerëzve të aftë e të ndershëm. Përveç vitit 2013 ky nuk fitoi më asnjëherë votën popullore bazuar në një garë të lirë, por parableu çdo garë.

Ky është i pari kryeministër i 32 viteve që blerjen e votës e çdo blerje tjetër e ktheu në sistem. Ky bleu votën e fukarait, por ky bleu edhe kreun e opozitës, ky bleu votën e deputetëve, por ky bleu edhe diplomatë e deri shefa shërbimesh të huaj si rasti i FBI.

Në të gjithë shoqërinë kjo u kthye në model. Blerja është bërë model aq i frikshëm sa sot kushdo që ka punë në gjyq, një biznesmen apo pronar çfarëdo ka më shumë frikë se mos pala kundërshtare i blen avokatin sesa se mos humbet gjyqin me të.

Gjatë periudhës së tij si kryeministër, pjesa më pa integritet intelektual dhe moral e shoqërisë u ngrit në majat e pushtetit. Hajdutët, kriminelët, injorantët e të pamoralshmit hynë në parlament, në qeveri e në administratën publike. Gjatë periudhës së tij si kryeministër është shitur pasuria kombëtare me konçensione sa nuk e ka bërë asnjë drejtues shteti në 110 vjet shtet. “

Pas Enver Hoxhës, ky është i dyti drejtues shteti në gjithë historinë e shtetit shqiptar që bëri tentativë të gjithanshme për të zhdukur opozitën e vendit. Ky është i pari kryeministër etatist i Shqipërisë në 32 vjet demokraci. Thënë të gjitha këto, nëse ky nuk merr faturën e gjithçkaje që ka bërë, siç e meriton, faqen e zezë pastë çdo shqiptar i ndershëm, të cilët janë shumica."