SYRI TV/ Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë, eksperti i mjedisit: Nuk ka prita për ujin

Shkarkimet nga hidrocentralet kanë shkaktuar përmbytje të herë pas hershme gjatë muajve të fundit në Shkodër dhe Lezhë. Por sipas ekspertit Zef Ymeraj, për të parandaluar vërshimet e ujit, duhet të investohet në rehabilitimin e pritave në përrenjtë malorë.

Nga SYRI TV

Shkodra dhe Lezha janë dy zonat më të goditura nga përmbytjet për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet në lumin Drin. Eksperti i mjedisit Zef Ymeraj tregon se zonat janë me risk të lartë, ndërsa sipas tij një ndër zgjidhjet është investimi në pritat e përrenjve malorë.

Ai thotë se për këtë ka një studim, por deri më sot nuk është kryer asnjë ndërhyrje, të cilat do të parandalonin vërshimet e ujit në zonat fushore.

Vetëm në zonën e Lezhës kanë qenë të ndërtuara 97 prita, shumica e të cilave janë dëmtuar dhe tashmë nuk e kryejnë funksionin e tyre.