SYRI TV/ Berisha publikon FOTO-n e Rossinit me Agron Nezën - Detaje të reja nga afera Rama-McGonigal

Pjesë e afërës Rama-McGonigal kundër opozitës shqiptare rezulton edhe një tjetër ish-zyrtar i FBI-së, Marko Rossini. Kreu i PD, Sali Berisha publikoi foto të Rossinit me Agron Nezën, personi që i ka dorëzuar ish-shefit të kundërzbulimit McGonigal 225 mijë dollarë. Sipas kryedemokratit, Rossini është kontraktuar nga Edi Rama për të goditur politikisht Sali Berishën. Lideri i opozitës solli në vëmendje vitin 2019, ku Rossini deklaronte nga Madridi për gazetarët e dërguar nga Rama, se Berisha ishte kukull e Putinit. 

SYRI TV

Ish-zyrtari i FBI, Marko Rosini është një tjetër personazh, pjesë e aferës Rama-McGonigal, e cila po hetohet nga drejtësia amerikane. 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një foto të Marko Rossinit me Agron Nezën, Personin A në aktakuzën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë i cili i dorëzoi 225 mijë dollarë ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

Edhe Marko Rosini, i cili rezulton ortak në biznes me Charles McGonigal është përdorur nga Edi Rama për të lobuar kundër opozitës shqiptare.

Në reagimin e tij Berisha i kthehet vitit 2019, kohë në të cilën Edi Rama dërgoi në Madrid gazetarë nga Shqipëria për të intervistuar Rossinin, ku ky i fundit e cilësonte Berishën, kukull të Putinit.

Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

Rossini, i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal, të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrid gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.

Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollarë. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI.

Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porto Riko.

Njëjtë si McGonigal, edhe Rosini është nën hetim nga drejtësia amerikane për implikimin në disa afera.

Mark Rossini, u largua nga FBI mes akuzave skandaloze në vitin 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza lidhur me ryshfet në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.