'Lila u divorcua për Luana Vjollcën. Ajo nuk ia refuzonte dhuratat, duke i ushqyer shpresat'

“Të gjitha mesazhet që Besmir Lila i ka dërguar prezantueses Luana Vjollca janë fjalë të dala nga shpirti. Ajo nuk i është përgjigjur, por as nuk i ka bërë “block” mesazheve të tij. I vetmi faj që ka bërë klienti im është se ka dashuruar një vajzë të bukur”.

Argumentet në fjalë dhe të tjera të pohuara dje nga avokatët mbrojtës të 32-vjeçarit të akuzuar për përndjekjen e moderatores nuk u dukën bindës për gjyqtarin Artan Lazaj. Ai caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Besmir Lilën.

Fmbrojtja zbuloi në sallën e gjyqit, detaje të reja rreth historisë disamujore të Luana Vjollcës nga një fans i çmendur pas saj. Avokati tha se i dyshuari Lila ishte divorcuar dia vite më parë nga bashkëshortja e tij, martesë nga e cila kishte ardhur në jetë një fëmijë. Një nga shkaqet e këtij divroci ishte dashuria për Luana Vjollcën. Po ashtu, ai paraqiti një raport ku thuhej se Lila kishte probleme me kontrollin e emocioneve.

“Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijonte mundësinë e një takimi me Luanën. Nga ana e saj, Marina Vjollca, nuk i ka bërë ‘block”, kurse Luana nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Ajo nuk ia ka refuzuar komplimentet dhe dhuratat duke kirijuar bindje të gabuar tek klienti ynë.”/ Gazeta shqiptare