Sherr mes dy personave në Fier, i riu godet me kaçavidë 40-vjeçarin
Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në rrugën "Jakova Xoxa" në Fier një 29 vjeçar ka goditur me sende të forta një 40 vjeçar.
Dyshohet se riu me iniciale R.Ç, ka kryer sulmin ndaj bashkëqytetarit të tij, F. Sh pas një konflikti të çastit.
29-vjeçari e ka goditur atë me një kaçavidë duke i shkaktuar lëndime në dorë.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 19:20, në rrugën "Jakova Xoxa", shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.
U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.