SYRI TV/ Lumenjtë e drogës nga Shqipëria në Itali, Ilgiorno: Përgjimet zbuluan korrupsionin e zv/ministres

Prestigjozja Italiane IlGiorno i ka kushtuar një artikull operacionit antidrogë të finalizuar nga Guardia Di finanzia dhe SPAK, duke evidentuar se lumenjtë e drogës nga Shqipëria po përmbytin Italinë. Gazeta ka zbërthyer skemat e trafikantëve, ndërkohë evidenton se nga përgjimi i anëtarëve të grupit u zbulua një akt korrupsioni i një prej zv/ministreve të Brendshme.

Syri Tv

Lumenjtë e drogës nga Shqipëria vijojnë të jetë kryefjalë mediave italiane, të cilat i kanë kushtuar artikuj goditjes së një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.

 

Prestigjozia italiane Il Giorno ka sjellë detaje të reja nga operacioni, ku thekson se në dy laboratorë në provincat e Kremones dhe Milanos janë sekuestruar rreth 120 kilogramë kokainë  dhe 15 kilogramë heroinë.

Gazeta italianë risjell në vemendje faktin nga përgjimet e ketij grupi, përfundoi në pranga në Shqipëri, ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila ishte përfshire në një akt korrupsioni me motren e një prej krerëve të këtij grupi kriminal, konkretisht shtetasit Emirjan Beut, i cili drejtonte operacionet nga Durrësi. 

Ndërkohë gazeta italianë thekson se prapa hekurave në kuadër të përgjimeve të kësaj bande ka përfunduar edhe një prokurore në Shqipëri.

Oficerët e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe njësisë së policisë financiare të Breshias të Guardia di Finanza kryen 43 arrestime vetëm në Itali

Në kuadër të këtij operacioni i sekuestruan mbi 4 milionë euro të përfituar nga trafiku I lëndëve narkotike.

Veprimtaria hetimore ishte rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore të Bergamos dhe Shqipërisë, nën kujdesin e Eurojust që bënë të mundur çmontimin e organizatës kriminale.

Në total në operacionin që ka çuar në mbi 60 arrestime, sekuestrime droge dhe asetesh në muajt e fundit,  kishte 119 masa paraprake personale, duke përfshirë arrestime në flagrancë, arrestime të vonuara dhe urdhra paraburgimi paraprak ku 15 janë kryer ne Shqipëri.

Këtij grupi Kriminal I janë sekuestruar edhe 129 kilogramë marijuanë dhe 92 kilogramë hashash.

Pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza mbi operacionin që mposhti bandën e trafikantëve të lëndëve narkotike që importonin drogë nga Shqipëria, tregojnë autorët në veprim teksa përgatitin dozat dhe zbulojnë disa nga truket që ata përdorin për ta fshehur.

Në videot e intervistave, shihet një nga shefat e organizatës duke i dhënë mësim një  trafikanti te ri se si të presë heroinën dhe ta përgatisë atë për shitje.

Sipas asaj që u konstatua nga hetimet, banda përdori dy laboratorë, tashmë të sekuestruar, në provincat e Kremonës dhe Milanos, si bazë për transformimin e produktit të papërpunuar në doza gati për t'u shitur.

Ndër teknikat e përdorura nga banda për fshehjen e drogës ishte edhe modifikimi i makinave. Në fakt, në parafangot e makinave kanë krijuar xhepa praktikisht të pamundur për t'u parë, ku vendoseshin blloqet e drogës.

Banda ishte e organizuar si një korporatë shumëkombëshe. Kishte departamentin e blerjes së lëndës së parë në Shqipëri, departamentin e shitjeve, departamentin e transportit, departamentin e transformimit. Në mënyrë të veçantë, në dy shtëpi fermash në provincat Mantua dhe Modena, kultivohej marijauna, e cila më pas rishitej në treg, jo vetëm në Itali.