Ambientalistët protestë tek Aeroporti i Vlorës: Të ndalen punimet, projekti ka shkelje!
Qindra ambientaliste nga mbarë Shqipëria këtë të shtunë kanë zhvilluar një tubim në hyrje të kantierit të punimeve të Aeroportit të Vlorës në zonën e Akërnisë. Sipas ambientalistëve ky aeroport po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, dhe pritet të shkaktojë dëme të parikuperueshme në mjedis. Protestuesit u shprehen kundër të këtij projekti kanë reaguar edhe shoqatat ndërkombëtare të ambientalistëve. Ata u zotuan se do ta përshkallëzojnë protestën kundër këtij projekti.
Syri Tv
Qindra të rinj nga Vlora dhe të ardhura nga qytete të tjera të vendit, protestuan kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në zonën e mbrotjtur Vjosë-Nartë.
Zydjon Vorpsi ekspert mjedisor tregon se projekti është në kundërshtim me mjedisin dhe Konventën e Bernës.
Sipas tij, punimet duhet të ndalojnë pasi ende nuk e kanë një lejë për t'u zhvilluar.
"Nuk është kundërshtuar nga ne, por nga shumë organizata, nga komuniteti shkencor në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ne kemi çuar edhe në Gjykatë çështjen dhe gjykatësi i njëjti që ka pranuar dy çështje të tilla nuk e ka pranuar këtë çështje. Të zbatohet vendimi i Konventës së Bernës i cili thotë që të pëzullohenm ndërtimet në aeroport menjëherë", tha ai.
Aktivistët gjithashtu kanë mbjell pemë në peisazhin e mbrojtur Vjosë Nartë. Aleksander Trajce u shpreh se duhet dhënë një kontribut për natyrën.
Sipas tij ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasurive më të mëdha mjedisore të Vlorës.
"Ka probleme me mbetjet, me djegiet, me përdorime njerëzore të natyrave të ndryshme. Dhe fatkeqësisht në këtë zonë ka një problem shumë më madhor që përtej këtyre problemeve të tjera, në brendësi të zonës së mbrojtur ka filluar ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në kundërshtim total me parashikimet ligjore", teksoi Trajce.
Ata u zotuan se do ta përshkallëzojnë protestën kundër këtij projekti.