VIDEO/ Përplasi të miturën me motor dhe u largua, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Në prangat e policisë ka rënë një 35 vjeça i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi një të mitur në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, në rrugën "Demokracia", 35 vjeçari me iniciale G. M. ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, identifikon dhe vë në pranga autorin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" pasi në rrugën "Demokracia", ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij. 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.