Skriniar drejt PSG? Galtier i mbyll derën në merkaton e janarit
Milan Skriniar nuk do të rinovojë kontratën me Interin, por se për ku dhe kur do të largohet ende nuk ka qartësi totale. Opsioni më i mundshëm është që mbrojtësi sllovak të transferohet te PSG me të cilën ka një marrëveshje për në verë, por zikaltrit kërkojnë ta largojnë që në janar për mos e humbur me parametër zero.
Megjithatë, transferimit të Skriniar që në janar drejt PSG i është mbyllur dera nga vetë trajneri i parizienëve. “Të forcojmë në janar skuadrën me një mbrojtës? Mendoj se pyetjet për merkaton duhet t’ia bëni presidentit, sektorit sportiv dhe Luis Campos.
Unë jam totalisht i përqëndruar te fusha. Me pastërti, unë ju kam thënë tashmë se ne do të bëjmë ndërhyrje vetëm nëse largohet ndonjë lojtar. Për momentin ne kërkojmë të gjejmë një lojtar në sulm, në krahun e djahtë”, është shprehur Christophe Galtier.
Nga ana tjetër Interi në rast se nuk arrin dot që ta shesë në Paris mbrojtësin, do të provojë gjithçka për ta larguar drejt një ekipi tjetër në mënyrë që të përfitojë nga shitja e kartonit të tij.