SYRI TV/ Hiqen 39 kamera në Korçë e Pogradec, nën hetim 9 persona

Vijon operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura në qytete të ndryshme të vendit, të cilat dyshohet se kontrollohen në individe apo grupe kriminale.

Policia e Korçës hoqi 39 kamera në këtë qytet dhe në Pogradec, ku disa prej tyre ishin në banesat e personave që kanë precedent penalë.

I till është rasti i Nevrus Llapushit, babait të Erjon Llapushit, person me rrezikshmëri të lartë dhe njëherazi autor i vrasjes së një kamarieri në një restorant në Elbasan. Gjithashtu, kamerat janë hequr dhe nga banesat e Romeo Staraveckës Gjergji Romaçka dhe Marius Dvoranit, persona që kanë të shkuar kriminale apo kanë lidhje familjare me persona që kanë konflikte me ligjin.

Nën hetim për kamerat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Korçë dhe Pogradec, janë të paktën 9 shtetas. Edhe këta shtetas, i përdornin kamerat e vendosura në banesat e tyre për të grumbulluar informacione për qëllime kriminale apo për të monitoruar lëvizjet e policisë.

Ndërkohë deri më tani në total, janë çmontuar 192 kamera sigurie në qytete të ndryshme të vendit si Shkodra, Durresi, Shijaku, Vlora, Korça dhe Pogradeci