SYRI TV/ Berisha: Qytetarët të përgatiten për betejën finale, Rama ka tentuar asgjësimin e PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka përdorur taksat e qytetarëve shqiptarë për të korruptuar ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Nga Mati, Berisha denoncoi mënyrat që kryeministri Edi Rama dhe filantropi George Soros kanë përdorur për të marrë peng opozitën, e cila sipas tij mbron interesin kombëtar dhe do të vijojë të qëndrojë e pamposhtur përballë makinacioneve të mazhorancës socialiste.
Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për betejën finale kundër mazhorancës socialiste, atë të largimit të saj nga drejtimi i vendit.
Në 32 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Mat, Berisha shprehu vlerësimet për kandidatin e opozitës për këtë bashki, ndërsa akuzoi kryebashkiakun socialist Agron Malaj se vjedh tendera me Erion Veliajn.
Berisha theksoi se Partia Demokratike në çdo rrethanë ka mbrojtur dhe do të mbrojë interesin kombëtar.