Egnatia bën goditjen 'big' në merkato, arrin akordin me futbollistin e Kombëtares

Egnatia ka arritur akordin me mbrojtësin Hysen Memolla.

30-vjeçari i cili është aktivizuar dhe me Kombëtaren shqiptare, ka mbyllur aventurën e tij në Finlandë me Lahtin dhe duket se është gati për një të re me rrogozhinasit.

Kjo është eksperienca e tij e parë në Superiore, pas disa aventurave në Europë.